Serbët në Merdare ndalojnë me orë të tëra emigrantët shqiptarë që po vijnë në Kosovë

Policia e Kosovës bën të ditur për mediet  se në kufirin me Serbinë, në Merdare,  janë krijuar kolona me pritje në kohëzgjatje të ndryshme. Atje  është krijuar kolonë e gjatë prej rreth dy kilometra dhe se pritjet zgjasin rreth 4-6 orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve. Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, në hyrje për në Kosovë, kolona është 300-400 metra dhe pritjet zgjasin varësisht prej frekuentimit të automjeteve. Gjendje më e qetë po mbretëron në pikë-kalimin kufitar Mutivodë në hyrje për në Kosovë, ku thuhet se nuk ka pritje të gjata – afërsisht 15-20 minuta. Sa i përket daljeve nga Kosova drejt Serbisë, Policia thekson se nuk ka pritje fare, përveç pritjeve normale që zgjasin vetëm 5-10 minuta. Policia e Kosovës, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetarët se mund të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare ku nuk ka pritje fare, apo ka më pak pritje. Në njoftim theksohet se pritjet po shkaktohen si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të Kosovës si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve për kalim kufitar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …