Përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Dragisha Milloviq, ka biseduar me kolonelin e paqeruajtësve amerikanë të KFOR-it në Zveçan dhe ka kërkuar që policët e Kosovës në këtë komunë të zëvendësohen nga KFOR-i. Situata në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mbetet e tensionuar, pasi grupe serbësh lokalë janë mbledhur para objekteve komunale për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. “Mund të them se ka qenë vërtet një bisedë korrekte, se koloneli e kupton situatën në të cilën jemi të gjithë. Kërkesa jonë ka qenë që njësitë speciale të tërhiqen nga ndërtesa e komunës, të largohen nga ndërtesa e komunës dhe sigurinë ta marrë KFOR-i. Presim përgjigje se çfarë do të na thotë koloneli amerikan i KFOR-it”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …