Konrad Clewing: Shqetësues është edhe fakti që Perëndimi kohët e fundit ka mbajtur qëndrim të njëanshëm në anën e Serbisë

Serbët në veri të Kosovës prej tetë ditësh po protestojnë duke bllokuar rrugët në shumë relacione

Serbët në veri të Kosovës prej tetë ditësh po protestojnë duke bllokuar rrugët pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës. Barrikada janë vendosur në Rudar, Srbovc, Sllatinë dhe Leshko, në rrugën kryesore Prishtinë – Rashkë. Në Varagë është vendosur një barrikadë nga drejtimi që të çon nga Mitrovica Jugore në Ribariq. Pavarësisht motit të keq, reshjeve të shiut dhe borës herë pas here, qytetarët natën e kaluar e kanë kaluar në barrikada. Të premten KFOR-i konfirmoi se ka pranuar kërkesën e Qeverisë së Serbisë për kthimin e deri në një mijë pjesëtarëve të forcave serbe në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke bërë me dije se aktualisht është duke e shqyrtuar kërkesën. KFOR-i po ashtu ka deklaruar se po monitoron me kujdes situatën në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …