Pagesa e ndihmës financiare për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë e cila është iniciuar nga kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka filluar sot. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, sa sqaruar se po ndahen nga 100 euro të destinuara për të gjithë banorët serbë që jetojnë në territorin e Kosovës dhe 200 euro ndihmë, marrin të papunët. Ajo ka thënë se qëllimi është të mbështesin serbët në Kosovë. Ndërkohë Qeveria Kurti, serbëve në Veri u ka paguar rrymën e shpenzuar, në vlerë rreth 21 milionë euro, edhe pse ata nuk i paguajnë këstet për shpenzimin e energjisë elektrike, sepse nuk e njohin Shtetin e Kosovës, por vetëm atë të Serbisë. Në arsyetimin e pagesës së energjisë së shpenzuar nga serbët e veriut të vendit tonë, shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari ka deklaruar se më mirë t’ ua paguajnë rrymën serbëve në veri, duke ulur pagat mujore disa kategorive të pensionistëve, sesa të na i vrasin policët, duke aluduar në vrasjen e policit të Njësive Speciale të Kosovës, Enver Zymberi, kur ishte kryeministër Hashim Thaçi, në vitin 2011.
