Serbët nuk pranojnë vërejtjet e Kushtetueses për Asociacionin

Përfaqësuesit e serbëve të
Kosovës kanë thënë se do të analizojnë vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese për
Marrëveshjen mbi Asociacionin e Komunave Serbe, por kanë tërhequr vërejtjen se
për ta e rëndësishme është vetëm marrëveshja e arritur në Bruksel. Zëvendëskryeministri
i Kosovës, Branimir Stojanoviq citohet të ketë thënë për gazetën ‘Novosti’ se asgjë
nuk mund të ndryshojë nga marrëveshja pa pajtimin e palëve. Përpilimi i
statutit të këtij Asociacioni, do të shndërrohet në një betejë të vërtetë
diplomatike, sidomos për pjesën ku trajtohen të punësuarit në këtë Asociacion.
Sipas vlerësimit të Kushtetueses, nëpunësit nuk mund të trajtohen si pjesë e
shërbimit civil, sepse shërbim civil trajtohet punësimi në organet qeveritare
ose entitetet. E, gjatë dialogut në Bruksel, Beogradi kishte këmbëngulur në
veçanti që të punësuarit në AKS të kenë statutin e nëpunësve në sektorin publik.
Poashtu sugjerimi i Kushtetueses se gjatë hartimit të statutit duhet të “sigurohet
respektimi i dallueshmërisë së banorëve”, nga serbët po interpretohet si përpjekje
që në organet e Asociacionit të jenë të përfaqësuar edhe shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …