leoni

IQV: Përgjegjëse kryesore për ndërtimin e murit në Mitrovicë është BE-ja dhe Qeveria e Kosovës

Serbët pajtohen për rrënimin e murit ndarës në veriun e Mitrovicës

Përfaqësues të serbëve të veriut janë pajtuar për rrënimin e murit ndarës në pjesën veriore të Mitrovicës. Njoftohet se marrëveshja është arritur në harmoni me legjislacionin në fuqi të Kosovës, me Kushtetutën dhe në koordinim të plotë me faktorë relevantë ndërkombëtarë. Qeveria njofton se kjo ka ndodhur pas takimit te gjate te Ministrit te Mjedisit, Shala me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq me ndërmjetësimin e BE-së. Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore. Gjatë ditëve në vijim, ne do të njoftojmë publikun me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …