Serbët, jo vetëm në veri të Kosovës por përgjithësisht, refuzojnë t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë të organizuar nga institucionet e Kosovës, të cilat nuk i njohin edhe pse janë pjesë e Qeverisë dhe e të gjitha institucioneve. Me qëllim të tejkalimit të kësaj situate kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Zenun Pajaziti, thotë se ky regjistrimi i tyre duhet të bëhet sa më shpejt, me një ligj të veçantë. Mirëpo demografët e vendit thonë se një regjistrim të veçantë vetëm për serbët e komunave veriore mund të shkaktojë krizë dhe një praktikë e tillë, ku kryhen regjistrime për etnitete të caktuara, nuk njihet në ndonjë vend evropian. Kundër një ligji të veçantë, i cili parasheh regjistrimin e serbëve të veriut, është edhe deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli. Përveç se është një rekomandim i BE-së, regjistrimi i serbëve në veri për qeverinë e Kosovës shihet si inkuadrim i serbëve në ato komuna ku jetojnë dhe janë shumicë.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …