Serbët, po protestojnë sërish në Leposaviq dhe Zveçan për herë të katërt këtë javë, mes tensioneve në rritje në veri të vendit, pasi të premten e javës së kaluar Policia e Kosovës i ndihmoi kryetarët e rinj shqiptarë të futeshin nëpër komuna. Serbët kanë nisur të mblidhen edhe në Zubin Potok. Protestuesit serbë në Leposaviq kanë nisur të grumbullohen që herët. KFOR-i dje i ka shtuar masat e sigurisë përreth objekteve komunale në komunat veriore, duke vendosur dy rende telash me gjemba një mbi një, pasi të hënën në Zveçan rreth 30 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s mbetën të lënduar në një përplasje me protestuesit e dhunshëm të cilët i goditën me ç’kishin ushtarët, duke hedhur në drejtim të tyre edhe mjete plasëse si shok-bomba dhe molotov. Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre, që janë tërhiqja e kryetarëve shqiptarë dhe policëve të Kosovës nga komunat veriore.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …