Vuçiq

Serbi Aleksander Vuçiq e pranon Kushtetutën e Kosovës vetëm lidhur me FSK-së

Duke folur për vendimin e  Shtetit të Kosovës që FSK-ja të shndërrohet në Ushtri, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se për këtë çështje pret ndihmën e Bashkimit Evropian, Amerikës e Rusisë. I pyetur për bisedën telefonike me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se nuk janë pajtuar rreth çështjeve kyçe, para se gjithash për formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij, do të ishte shkelje e Rezolutës 1244 të KS të KB-ve, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, bëri të ditur Kosovapress. Ndërkohë, Vuçiq theksoi se manovrat e sotme  ushtarake të Serbisë nuk kanë të bëjnë me këtë vendim të krerëve më të lartë të Shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …