Ministri i Jashtëm i Serbisë, pionieri i Millosheviqit, Ivica Daçiq, ka thënë se askush në Serbi nuk kishte marrë ndonjëherë para nga individë privatë për një fushatë për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse Serbia ka projekt shtetëror kundër pavarësisë së Kosovës, andaj nuk ka nevojë të mbledhë para nga tregtarët e armëve meqë ka buxhetin e shtetit për këtë qëllim. “Ky është një projekt shtetëror i Serbisë dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve” ka thënë bashkëpjesëmarrësi i Milosheviqit në krime kundër shqiptarëve, gjatë kohës së luftës në Kosovë. Qëllimi i deklaratës së Tepiq është të komprometojë procesin në të cilin është e angazhuar Serbia dhe që është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
