Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, e ka vlerësuar punën e Policisë së Kosovës si dhe ka bërë të ditur që policia po bën gjithcka për dëbimin e Marko Gjuriqit jashtë Kosovës. Ndërkohë institucionet e vendit kanë vendosur ta larojnë Marko Gjuriqin në pika kufitare e Merdares. Vendimi është marrë pak minuta pasi ai është sjellë në Stacionin e Policisë, në Prishtinë. Ministria e Brendshme por as Policia e Kosovës nuk e kanë dënuar serbin Gjuriq për kalim ilegal të kufirit, por janë ngutur që sa më parë ta përzënë edhe pse ai është mësuar të hujë në Kosovë, legalisht e ilegalisht.
