Almir Aliu

Serbi Iliq i cili e shkeli dhe mbyti dhunshëm me veturë katërvjeçarin, Almir Aliu, u dënua vetëm 6 vjet burg

Gjykata e Kumanovës ka dënuar 6 vjet burg, serbo-maqodonin, Boban Iliq, personin i cili e shkeli dhe e mbyti   dhunshëm me veturë, të riun katërvjeçar, Almir Aliu. Për më tepër kjo gjykatë po ashtu e ka dënuar babanë e Almirit, Sedat Aliun me 6 muaj burg, Abdulla Aliu, 9 muaj burg dhe Sami Demiri 9 muaj burg. Është turp që për një vepër të këtillë serioze të shqiptohet dënim prej 6 vitesh. Gjykata nuk ka marrë parasysh shumë fakte, përfshi edhe jetën e vogëlushit, Almir Aliu, madje që vendimi të jetë edhe më skandaloz, gjykata shqiptoi dënim edhe për babin dhe familjarët e Almirit”, tha avokati, Asmir Alispahiq. Ai në deklaratën e tij dhënë menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit konstatoi se ekziston problem serioz kur vjen në shprehje drejtësia ndaj përfaqësuesve të etnitetit shqiptar në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …