Në gjykimin ndaj të akuzuarit Millorad Gjokoviq, i cili përballet me akuza për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Ozdrim të Pejës dhe zonat përreth, u dëgjuan rrëfime të rënda nga dy dëshmitare. Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjokoviq akuzohet për vrasje, bastisje, rrahje, torturë dhe trajtim çnjerëzor ndaj popullatës civile. Dëshmitarja Albina Krasniqi rrëfeu tragjedinë personale, duke deklaruar se më 7 maj 1999, prindërit, motra dhe gjyshja e saj, serbët ia kanë vrarë në shtëpi. “Kur u kthyem pas luftës, pashë shtëpinë e djegur dhe vendet ku ishin vrarë të dashurit e mi. Dhoma ishte mbushur me plumba, dhe korridori ishte i gjakosur. Ajo shtoi se i akuzuari Gjokoviq ishte pjesë e grupit përgjegjës për vrasjen e familjes së saj, duke përmendur kërcënime të mëparshme që babai i saj kishte marrë nga Gjokoviq. “Babai më kishte treguar që Gjokoviq i kishte thënë: ‘Kam me të vra dhe me të zhdukë me krejt familjen.
Kontrolloni gjithashtu
Më 22 janar të vitit 1998 forcat serbe sulmuan për herë të dytë familjen Jashari, në Prekaz të Drenicës
Më 22 janar të vitit 1998 forcat serbe sulmuan për herë të dytë familjen Jashari, …