Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po luhet një tjetër skandal i rëndë. Nëse para disa vitesh, nën patronatin e ish-kryetarit të Asamblesë së OKB, Vuk Jeremiq u pat organizuar një koncert ku u kënduan këngë shoviniste serbe, tani ekziston mundësia që sekretar i Përgjithshëm i kësaj organizate të bëhet ish-ministri i jashtëm serb. Sipas disa njoftimeve jo-zyrtare, kandidati i Serbisë që do të pasojë Ban Ki Moon-in, Vuk Jeremiq ka marrë 9 vota pozitive nga 15 shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ai citohet të ketë thënë se është shumë i kënaqur me rezultatin e rrethit të parë të votimit ë fshehtë në KS. Vlen të përkujtohet se gjatë kohës kur Jeremiq ishte kryesues i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai kishte thënë se “Kosova do të pranohet në OKB, vetëm mbi trupin tim të vdekur”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …