Serbia ka bërë gati strategjinë për ta penguar sërish anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL Pas më pak se një muaji para Kuvendit të Përgjithshëm të INTERPOL-it do të paraqitet sërish kërkesa për anëtarësim nga Kosova. Mirëpo, tri kundër argumente kryesore nga Serbia do të përdoren në mënyrë që sërish të tentohet pengimi i anëtarësimit të saj, shkruan portali serb “Blic”. Mbledhja do të mbahet mes 15 deri 18 tetor të këtij viti në Kili ku do të merrt një vendim nëse Kosova në tentimin e katërt do të bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare të policisë. Tri përpjekjet e kaluara nuk kanë qenë të suksesshme, e sidomos ai i fundit në nëntor të vitit 2018 ku ishin 51 vota kundër. Derisa afrohet data e votimit, Qeveria e Kosovës dhe Beogradi vazhdojnë aktivitetet diplomatike në mënyrë që t’ua prezantojnë argumentet e tyre shteteve anëtare. Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se anëtarësimi në INTERPOL do të ndikojë në aspektin pozitiv në shumë fusha, duke përfshirë në luftën kundër të gjitha llojeve të krimeve. Kjo, sipas tyre, do të ndihmonte dhe kontribuonte direkt në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve që ndërlidhen me luftën ndaj krimit të brendshëm, rajonal dhe ndërkombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …