Serbia i cakton paraburgim policit shqiptar, ndërsa Kosova kishte liruar gjeneralin shqiptar-vrasës, Bojoviq

Serbia i cakton paraburgim policit shqiptar, ndërsa Kosova kishte liruar gjeneralin shqiptar-vrasës, Bojoviq

Përderisa Policia e Serbisë po e mbanë në arrest policin e Kosovës, Nehat Thaçi, vetëm sepse ai kishte qenë pjesëtar i UÇK-së, Policia e Kosovës, pesë muaj më parë, pasi kishte arrestuar gjeneralin kriminel serb Milovan Bojoviq, e kishte liruar dhe ia kishte siguruar rugën për t u kthyer në Serbi. Gjenerali serb, në pension  Milovan Bojovic, që me 8 Prill të këtij viti ishte arrestuar në Merdarë, duke hyrë ilegalisht në Kosovë, gjatë luftës kishte kryer krime barbare kundër shqiptarëve, sidomos në Zonën e Llapit. Këtë gjeneral shqiptarëvrasës e kishin njohur sa e sa shqiptarë të kësaj ane dhe kishin folur hapur për krimet e tij. Megjithatë Policia e Shpend Ahmeti dhe e Isa Mustafës më 20 prill  të këtij viti kishte urdhëruar Policinë që ta dërgonte dhe t’ ia  dorëzonte policisë kufitare të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …