Derisa Beogradi bashkë me
strukturat paralele të integruara në komunën e Mitrovicës veriore, po pengon ndërtimin
e pak shtëpive shqiptare, lagjet veriore po mbushen me ndërtesa e shtëpi për
akomodimin e një numri sa më të madh të kolonëve serbë. Në pjesën veriore të
vendit ka filluar realizimi i projektit
të ashtuquajtur ‘Bregu i Diellit’. Në këto shtëpi do të bëhet vendosja e mbi
1000 kolonëve serbë, në emër të kthimit të personave të zhvendosur. Ndërkohë,
kthimi i shqiptarëve dhe ndërtimi i shtëpive të tyre të djegura në lagjet ‘Kroi
i Vitakut’, ‘Lagjja e Boshnjakëve’ dhe ‘Suhodoll’, po pengohet me të gjitha
mjetet. Çdo përpjekje e shqiptarëve për t’i meremetuar shtëpitë pasohet me akte
dhune nga banditët serbë apo pengesa nga komuna e Goran Rakiqit, e cila vë në përdorim
edhe Policinë e Kosovës për të arrestuar çdo shqiptar që ndërton shtëpi në
veri. Përpjekjet e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri për t’i gjetur
zgjidhjen këtij problemi përmes bisedimeve me përfaqësuesit komunal në veri,
nuk po japin ndonjë rezultat. Administrata komunale në veri, madje ka kushtëzuar
procesin e kthimit me përpilimin e një liste të shqiptarëve që duan të kthehen
në veri, të cilët më pas do të vlerësoheshin nga komuna veriore.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …