Serbia dhe Maqedonia reagojnë pas taksës që Kosova ka vendosur për importin e pemëve, perimeve dhe misrit

Serbia dhe Maqedonia reagojnë pas taksës që Kosova ka vendosur për importin e pemëve, perimeve dhe misrit

Pas Maqedonisë, zyrtarisht ka reaguar edhe Serbia. Këto dy shtete janë sinkronizuar në reagime për shkak të taksës që Kosova ka vendosur për importin e pemëve, perimeve dhe misrit nga këto dy shtete. Ministri serb i tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit, Rasim Ljajiq ka thënë sot se autoritetet kosovare, me vendosjes e taksës shtesë prej 30 për qind në importin e pemëve, perimeve dhe misrit po vazhdon me praktikën e barrierave doganore dhe jashtë-doganore. “Prishtina po e bënë këtë vetëm kur iu konvenon atyre”, ka thënë Ljajiq, transmeton lajmi.net. ai ka shtuar se me këtë vendim Kosova po e shkelë marrëveshjen e CEFTA-s. Sipas tij, si përgjigje për këtë masë të Kosovës, ata do të bëjnë presion në Komisionin Evropian dhe do të mendojnë për masat praktike ndaj institucioneve të Kosovës. Edhe Maqedonia është shprehur e pakënaqur me masat që i ka ndërmarr Kosova për të mbrojtur produktet vendore. Masat e marrë nga Kosova nuk janë as më pak e as më shumë sesa mbrojtje e prodhimit vendor në kohë të caktuar, pra atëherë kur prodhimet tona mbulojnë kërkesën e tregut vendor.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …