OSBE, e kryesuar nga Gjermania, ka organizuar një konferencë të biznesit, në të cilën po marrin pjesë anëtarët e kësaj organizate. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi ekonomik përtej kufijve si ndihmë për të krijuar dhe ruajtur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin, ka qenë një nga vlerësimet që dolën nga kjo konferencë. Pjesëmarrja e Kosovës, si e barabartë me shtetet e tjera, ka bërë që Serbia dhe Spanja ta anulojnë pjesëmarrjen e tyre në këtë konferencë. Kjo nuk është hera e parë që shteti serb përpiqet të pamundësojë pjesëmarrjen e Kosovës në takime të tilla, ndonëse vite më parë ajo ishte zotuar në Bruksel se nuk do të pengonte anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli: Kurti ka ndryshuar qëndrimet, si kryeministër nuk e mbështet bashkimin kombëtar
Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, dikur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vënë në dukje evolucionin …