Kryeministrja e posa zgjedhur e Serbisë, Ana Brnabiq dhe kryetari Vuqiç, vazhdojnë me kërkesa për pakicën serbe në Kosovë kurse diskriminojnë shqiptarët në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë. Të gjithë presidentët, kryeministrat, dh kryetarët e të gjitha legjislaturave të Parlamentit të Serbisë duke përfshir edhe ministra nga Qeveria nuk janë dalluar në qëndrimet e tyre antishqiptare. Pakica serbe në Kosovë i gëzon të gjitha të drejta individuale dhe si pakicë duke qen pjesë e legjislativit dhe Ekzekutivit por edhe shkollim deri në Universitet. Mitrovica është dhe ishte shumicë shqiptare dhe sç ka si të bëhet si një Rajon me autonomi. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë përbëjnë një krahinë në kontinuitet dhe ishin dhe do të jen pjesë e trungut shqiptarë. Prishtina dhe Tirana zyrtare do të duhej të ndërtonin një platformë të përbashkët duke e paraqitur diskriminim edhe para instancave dhe mekanizmave të BE-ës edhe OKB-së. (Refik HASANI)
Kontrolloni gjithashtu
LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …