Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë një vizite treditore në Kosovës ka deklaruar për mediet se marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, ka implikime të mira për të gjithë rajonin. “Unë e përsëris mendimin tim dhe të qeverisë, por sidomos mendimin tim personal, se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka një implikim jashtëzakonisht të mirë për të gjithë në rajon. E kuptoj se kjo është çështje mes dy shtetesh, dhe ne nuk kemi ambicie për të hyrë aty dhe të përzihemi, dhe as nuk na takon. Vetëm si dikush që është me të vërtet mik, vëlla, kush ia do të mirën, mendoj se do të kishte qenë shumë mirë për t’u arritur marrëveshja përfundimtare. Do të kishte qenë fat i madh për të gjithë. Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq tha se sa më pak kohë të shpenzohet deri te njohja e Kosovës nga Serbia, aq më mirë për të gjithë. Unë e shoh çka ka qenë në tavolinë, sa kemi mundur të shohim në media e nga kontaktet me ndërkombëtarë, normalisht edhe me përfaqësuesit e të dy palëve. Unë kam takuar edhe kryeministrin e Kosovës në Shkup, kam takuar edhe presidentin e Serbisë, dhe atë që mendoj unë, jam më se i sigurt se kjo formë mund të jetë një hap i madh përpara për të shkuar drejt një marrëveshjeje ndërkombëtare”, saktësoi, Dritan Abazoviq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …