Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është përkulur sot para memorialit të të zhdukurve si pasojë e luftës së fundit në Kosovë. Ai duke nderuar të pagjeturit emrat e të cilëve figurojnë në pllakën pranë Kuvendit të Kosovës, është shprehur se ky simbol, shfaq dhembjen e njerëzve dhe për këtë do të ketë shpagim. Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin e vet që ka kryer mbi popullatën e pafajshme, mbi fëmijët tanë, civilët, përmes një tribunali ndërkombëtar që e kam iniciuar dhe i cili duhet ta marrë drejtimin e vet institucional”. “Kosova e ka për obligim të kërkojë nga Serbia përgjigje dhe nga kriminelët e Serbisë”. “Kjo është ajo që duhet ta themi këtë përvjetor. Do ta themi çdo ditë, nuk ka shpëtim pa marrë shpagim as Serbia dhe asnjë kriminel që mund të mendojë se e ka kaluar lehtë këtë krim që e ka kryer mbi popullatën civile të pafajshme”, ka thënë Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …