Ministri i Jashtëm i Kosovës, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Vishegradit dhe Ballkanit, në Varshavë të Polonisë, sjelljen dhe diskursin politik të Ivica Daçiqit në raport me Kosovën i ka krahasuar me sjelljen dhe veprimet e Millosheviqit. “Është një ironi e historisë të shohësh Ivica Dacicin duke folur për pajtim, një njeri që ka qenë zëdhënës i regjimit të Millosheviqit dhe njeriu i dytë në partinë e tij. Serbia është përgjegjëse për katër luftëra, kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës dhe asnjëherë nuk e ka marr përgjegjësinë! Nuk ka pajtim pa marrë përgjegjësi Beogradi”, ka thënë Hoxhaj. Ivica Daçiq në fjalimin e tij ishte ankuar në Bashkimin Evropian se herë përpiqet ta trajtojë Kosovën si gjoja rast të veçantë, e në anën tjetër këtu në Varshavë e trajton si shtet.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …