Ministri serb i Punëve të
Jashtme, Ivica Daçiq ka ngritur alarmin se raketat balistike që i ka blerë
Kroacia, mund të përdoren kundër Serbisë. Në një intervistë dhënë për një
televizion serb, Daçiq ka thënë se “armët të cilat Kroacia është duke i
siguruar mund të përdoren vetëm kundër Serbisë”. Sipas tij, me ato armë nuk do
të qëllohet asnjë nga vendet fqinje të Kroacisë, por ndoshta vetëm Serbia.
Shteti kroat së fundmi ka porositur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 16 lançues
të raketave balistike.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …