Rexhep Selimi

Serbia e rrezikon Kosovën më shumë se krimi i organizuar korrupsioni apo terrorizmi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, duke folur për sigurinë ka thënë se faktori kryesor që rrezikon sigurinë e vendit është Serbia, pastaj krimi i organizuar, korrupsioni dhe terrorizmi. “Megjithatë, Serbia është në vendin e parë. Duhet rritur urgjent kapacitetet e sigurisë edhe më shumë sepse Serbia është në avantazh. E shohim veriun dhe enklavat serbe… Ne as Çagllavicën as Graçanicën nuk e kontrollojmë”, deklaroi Selimi. Ministria e Punëve të Brendshme nuk e kontrollon as Policinë e Kosovës në veri. “Policia e Kosovës nuk ka qenë në gjendje të arrestojë një zyrtar serb, Gjuriqin, në Graçanicë, sepse ju ka pamundësuar arrestimi. Në anën tjetër, drejtorin e Policisë së Mitrovicës së veriut, Nehat Thaçin, e arreston Serbia dhe nuk i vjen turp Qeverisë thotë, deputeti, Rexhep  Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …