leoni

Serbia është e vendosur që t’ i forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Amerikën, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist

Serbia është e vendosur që t’ i forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Amerikën, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist

Kryetari i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi që zhvilloi me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris tha se Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist. Ne konstatuam përkushtimin e ndërsjellë, të sinqertë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe paraqitëm propozime për përmirësimin e raporteve, Takimi mes Vuçiqit dhe zonjës Harris u zhvillua në Beograd më 20 shtator. Një nga temat e bisedimeve ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe Vuçiqi i kërkoi Harrisit mbështetje më të fuqishme nga Amerika  për mbrojtjen e serbëve dhe sigurimit të të drejtave të tyre.  Përveç në fushën e mbrojtjes, Serbia dhe SHBA-ja po punojnë që të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar sot, në Bruksel, me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim, Gert Jan Koopman

Kryeministri Albin Kurti,  është takuar sot në Bruksel me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim Gert …