Serbia i është gëzuar vazhdimit të mandatit të EULEX-it në Kosovë, duke e quajtur si të rëndësisë së veçantë për serbët. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka zhvilluar një takim në Beograd me ushtruesin e ri të detyrës së kreut të EULEX-it, Bernd Thran. Gjuriq gjatë bisedës ka nënvizuar se për Serbinë dhe popullin serb në Kosovë, veprimi i EULEX-it është i “rëndësisë esenciale”. “Konsiderojmë se vetëm EULEX-i në kapacitet të plotë është garantues i sigurisë së serbëve në Kosovë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …