Veprimet e Albin Kurtit e kanë shpëtuar Serbinë nga përgjegjësia për sulmin e Banjskës dhe nga afërsia me regjimin e Putinit, tha kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, “Serbia ka bërë shumë veprime destabilizuese, por nuk është ndëshkuar falë Kurtit. Politikisht Kurti është miop, nuk kupton strategjinë e gjeopolitikës, është shkurtpamës, ose është në agjenda të huaja. Veprimet e tij e kanë shpëtuar Serbinë nga përgjegjësia dhe nga afërsia me regjimin e Putinit dhe nga të gjitha ato padrejtësi që vazhdon t’ia bëjë Kosovës. Ata bënë deklaratën panserbe. Ta kishin bërë shqiptarët një deklaratë të tillë do të ishte çuar gjithë bota në këmbë. Me akte ligjore të tyre marrin vendime për Kosovën dhe të gjitha këto Serbia i bën për shkak të ndihmës që i jep Kurti. Atij i kanë ofruar amerikanë edhe aleatët e BE një draft për të shpëtuar Kosovën nga ndonjë pasojë nga asociacioni. Kurti nuk ka shkuar kësaj rruge, por e ka pranuar privatisht draftin e BE dhe e ka lavdëruar.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …