Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se për shkak të konfliktit në Ukrainë, në situatën aktuale globale ekzistojnë shumë aktorë që duan pranim të përshpejtuar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ai po ashtu pranoi se Serbia ka hequr dorë nga dërgimi i një note proteste Turqisë në lidhje me qëndrimin e deklaruar për hyrjen e Kosovës në NATO. “Ne morëm vendimin që të mos dërgojmë notë proteste në Turqi, sepse kam pasur një bisedë me (presidentin turk) Rexhep Tajip Erdoganin dhe më sqaroi se çfarë ka thënë ai, çfarë u transmetua dhe morëm vendim që të mos dërgojmë një notë të tillë”, tha Vuçiq. Sipas mediave turke, Ergodan ka thënë më 1 mars se Turqia e ka njohur menjëherë Kosovën si shtet dhe se, kështu do të veprojë edhe kur Kosova të bëjë kërkesë për anëtarësim në NATO.