Mediet serbe njoftojnë se Serbia është tejet e shqetësuar nga mundësia e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL pasi që kjo do t’ia mundësonte Kosovës nisjen e fletarresteve ndërkombëtare qytetarëve të Serbisë për krimet që kanë bërë gjatë luftës në vitet 1998-1999 në Kosovë. Këto medie njoftojnë gjithashtu se ka mbetur edhe pak kohë deri te Asambleja e Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ku pritet të merret vendim për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Analistët serb kanë tërhequr vërejtjen se procedura e votimit në Asamble është në favor të Kosovës, sepse për anëtarësim në INTERPOL do t’i duhen 2/3 e votave, por që nuk numërohen votat e atyre që abstenojnë. Prandaj, Beogradi në dy javët e ardhshme do të shtojë aktivitetin diplomatik, për të penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …