Serbia ka intensifikuar angazhimet Gjermaninë dhe Francën, në një përpjekje për të forcuar pozitat e saj strategjike. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka nënshkruar një marrëveshje për eksporte të mineralit të rrallë të litiumit me Serbinë, ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kërkuar të blejë 12 aeroplanë luftarakë nga Franca. Këto angazhime janë interpretuar nga disa ekspertë si përpjekje për të tërhequr Serbinë nga ndikimi rus. Profesori amerikan, Charles Kupchan, deklaruar për Zërin e Amerikës se këto marrëveshje nuk duhet të interpretohen si një zhvendosje të Serbisë në krah të Perëndimit, pasi ajo vazhdon të manovrojë me kujdes midis fuqive të ndryshme globale, përfshirë Rusinë dhe Kinën, dhe nuk ka treguar ende një përkushtim të plotë ndaj Perëndimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …