Financimi i Beogradit për
strukturat paralele në Kosovë, nuk është ndalur me Marrëveshjet e arritura në
Bruksel, por vetëm është legjitimuar. Këto shuma enorme kanë bërë që në çdo
komunë të Kosovës të krijohen pushtete ‘fantome’ serbe, që sfidojnë në një mënyrë
ose tjetër autoritetet qendrore. Shoqëria civile në Beograd ka pubilikuar
shifrat e parave të shpenzuara në Kosovë, prej përfundimit të luftës e deri më
sot. Në Në platformën
online, të krijuar nga Qendra për Politikë Praktike, që quhet “Sa kushton
Kosova?”, shkruan se nga qershori i vitit 1999 e deri më sot, Qeveria e
Serbisë, në bazë të vlerësimeve zyrtare, në Kosovë shpenzon gjysmë miliardi
euro në vit. Nga kjo del, se Serbia për të mbajtur të gjallë praninë e saj në
Kosovë, ka shpenzuar rreth 8.23 miliardë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …