Serbia ka kërkuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s që të mos i japë Kuvendit të Kosovës statusin e anëtarit të asocuar në këtë organizatë. Parlamenti i Serbisë ka njoftuar se delegacioni serb ka zhvilluar një takim me drejtuesin e delegacionit amerikan në NATO, Michael Turner, të cilit iu dorëzua një letër nga kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiç. Përmes letrës, Serbia u bëri thirrje anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të mos miratojnë avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar të asocuar. Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova synon të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Kjo asamble përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …