Serbia ‘maskon’ maunet me tabela të Bosnjës

Pas vendimit të institucioneve të Kosovës për masa reciprociteti ndaj Serbisë, kamionët dhe maunet serbe po gjejnë mënyra të reja kontrabandimi për futjen e gazit dhe naftës në territorin e vendit tonë. Burime nga terreni njoftojnë se në Kosovë janë parë duke lëvizur maune me tabela të Bosnjës. Duket se Serbia po bën çmos për të mos e humbur tregun e Kosovës, pasi që llogaritet se prej vendosjes së masave të reciprocitetit, ajo humb mbi 25 mijë euro në ditë. Përndryshe, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka marrë vendim për masa reciprociteti ndaj Serbisë për shkak se kjo e fundit nuk po i njeh certifikatat  e  shoferëve kosovarë që transportojnë mallra andej kufirit.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …