Jo zyrtarisht bëhet e ditur se pas arrestimit në Mitrovicën e veriut të të ashtuquajturit drejtor i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, nga i cili pret përkrahje për zgjidhjen e situatës kritike në veri të Kosovës. Vuçiq e ka thirrur me urgjencë edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilën kishte paralajmëruar se do ta mbante nesër. Këto manovrime politike janë improvizuar me kohë me qëllim të presionit mbi Shtetin e Kosovës, në mënyrë që të heq dorë nga veriu i vendit, i banuar me shumicë serbe. Serbia e ka bërë të ditur kaherë se nuk do ta pranojë Asociacionin e komunave Serbe sipas projektit të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar shkas për ta ndarë veriun. Mbajtja në arrest tash për tash serbit, Gjuriq në Prishtinë është një test për të dyja palët, në një kohë kur Serbia ka rritur retorikën nacionaliste kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, ndërsa Kosova i përmbahet qëndrimit se nuk do ta lëshojë veriun me asnjë kusht
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …