leoni

Vucic

Serbia më në fund jep mbështetje integritetit territorial të Ukrainës, por nuk dënon Rusinë as merr pjesë në sanksione

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paraqiti konkluzat e arritura në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë, lidhur me krizën në Ukrainë. Vuçiq tha se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për momentin, sepse ajo “udhëhiqet nga interesat e saj jetike ekonomike dhe politike”. “Serbia respekton normat e së drejtës ndërkombëtare, por Serbia gjithashtu i kupton mirë nevojat e saj dhe pavarësisht se çfarë do të donte dikush, Serbia ka interesat e saj jetike kombëtare dhe shtetërore. Ajo respekton miqësitë tradicionale”, tha ai. “Në ditët e mëparshme u përpoqëm dhe arritëm të mbajmë një qëndrim të unifikuar për çështjen e krizës në Ukrainë, për çështjen e veprimeve tona, reagimin tonë dhe të gjitha veprimet që organet tona shtetërore duhet të ndërmarrin në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiq.  Në konkluzion thuhet se Serbia i jep mbështetje të plotë integritetit territorial të Ukrainës dhe se e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …