Presioni ndaj Serbisë për Kosovën ka arritur kulmin dhe zyrtarët perëndimorë i kanë dorëzuar Beogradit një kërkesë të hapur që deri në dhjetor të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet një marrëveshje me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve, raporton gazeta beogradase e afërt me pushtetin, “Novosti”. Me ndezjen e konfliktit ruso-ukrainas, qendrat perëndimore po nxitojnë ta mbyllin sa më shpejt këtë çështje dhe sipas informacioneve nga burime diplomatike, pritshmëritë e tyre janë që kjo të ndodhë në një afat shumë të shkurtër prej vetëm pak javësh. Në këtë kuptim, presionet ndaj pushtetit serb janë shtuar, në radhë të parë ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili përmes kanaleve diplomatike zyrtare dhe joformale po merr mesazhe se ka ardhur koha që të përfundojnë problemet me Kosovën, transmeton Paparaci. Sipas disa informacioneve, në këtë shtrëngim të përshpejtuar të rrethit rreth Serbisë, është se “Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nuk do të kundërshtojë hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …