Kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri në jug dhe Goran Rakiq në veriun e qytetit të ndarë kanë vazhduar bisedimet për kufirin që ndan dy komunat. Bahtiri po kërkon të respektohet Pakoja e Ahtisarit, ndërsa Rakiq pretendon që t’ia marrë jugut katër fshatra shqiptare dhe gjithë rrjedhën e lumit Ibër. Përveç marrëveshjes për sikur thuhet të rregullimit estetik të urës mbi lumin Ibër, për të cilën Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpallur tender, gjithçka tjetër ka mbetur ashtu sikur ka qenë qysh prej kohës së ndarjes së qytetit nga forcat franceze të KFOR-it, në qershor të vitit 1999. Barrikada e gjelbër, të cilën serbët e quajnë “Parku i paqes” ka mbetur e palëkundur, por nga të gjitha anët është rrethuar me pllaka të llamarinës, ndërkohë që kryetarët Bahtiri e Rakiq, nuk po mund të merren vesh për vendosjen e kufirit në mes të dy komunave, sepse BE-ja përkrah kërkesat serbe lidhur me veriun, në kohën kur edhe është nënshkruar një marrëveshje në Bruksel që parasheh themelimin e një entiteti serb në veri të vendit tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …