Serbia po e vazhdon fushatën e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 të nënshkruar mes dy shteteve. Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq ka vizituar kryeqytetin e Zimbabves ku ka takuar homologun e këtij shteti i cili u shpreh se vazhdojnë ta përkrahin Serbinë dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Në një konferencë të përbashkët Selakoviq dhe Shava në kryeqytetin e Zimbabves, Harare, ministri nikoqir u shpreh se shteti i tij vazhdon ta përkrahë Serbinë në çështjen e mosnjohje së Kosovës. “Zimbabve ishte me Serbinë kur integriteti territorial i Serbisë u sulmua nga shpallja e pavarësisë së “njëanshme” të Kosovës. Ne e dimë që historikisht dhe kulturërisht Kosova “është pjesë e Serbisë”, dhe kur ne e mbështetëm Serbinë në OKB, ne e bëmë atë sepse i kemi njohur ato fakte, ” tha Shava.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …