Edhe pse në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, thuhet qartë se Serbia “nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, Beogradi zyrtar ka ngritur një grup punues për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Me urdhër të kryetarit serb, Vuçiq, grupi përfshin pjesëtarë të Qeverisë dhe të Parlamentit serb dhe koordinon aktivitetet e tyre kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Asambleja Parlamentare e kësaj organizate, që është lidere në Evropë për të drejtat e njeriut, do të votojë për pranimin e Kosovës më 16 prill, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj. Vuçiq ka kërkuar që si argument kryesor kundër Kosovës të shfrytëzohet refuzimi, për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili po ashtu parashihet, me Marrëveshjen e Ohrit, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të cilën palët e kanë arritur më shumë se një vit më parë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …