leoni

Në Medvegjë

Serbia përmes procedurave burokratike administrative po bën spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Serbia përmes procedurave burokratike administrative don të bëjë spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovën Lindore. Mijëra adresa të vendbanimeve në regjistrat civilë janë fshirë në Komunën e Medvegjës. Ragmi Mustafa ka thënë se si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka ngritur shqetësimet para bashkësisë ndërkombëtare dhe ombuspersonit lidhur me këto politika të shtetit serb. Ai thotë se gjendja në Medvegjë është alarmante dhe po rrezikohet substanca kombëtare e shqiptarëve Rreth 5000 shqiptarë janë shlyer nga listat e regjistrit civil për shkak të ndërrimit të vendbanimit. Mustafa ka thënë se çështjen e pasivizimit e kanë ngritur në disa instanca, ku kanë paraqitur fakte se Serbia është duke bërë fshirjen e adresave të vendbanimit në regjistrat civilë mbi kritere etnike kundër shqiptarëve. Mustafa ka thënë se secili shqiptar banor i Kosovës Lindore që është spastruar nga regjistri civil dhe që inicion proces para gjykatave do të ketë mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …