Shqiptarët në veri ndjehen të rrezikuar

Serbia përmes shtatores së Car Llazarit do të ndajë përfundimisht Mitrovicën

Serbia po bën përpjekjet përfundimtare për ndarjen e plotë të veriut të Kosovës dhe pamundësimin e përhershëm të bashkimit të Mitrovicës. Me 28 qershor është paralajmëruar ngritja e shtatores gjigante të Car Llazarit. Mësohet se kjo shtatore është donacion i Qeverisë së Serbisë që do të përurohet me rastin e Ditës së Vidovdanit. Kjo shtatore që do të jetë e lartë rreth 17 metra do të vendoset tek rrethrrotullimi kryesor në qendër të pjesës veriore të qytetit. Burimet nga veriu bëjnë të ditur se në seancën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës veriore do të jepet edhe formalisht drita e gjelbër për këtë çështje. Ajo çka bie në sy është se është një kompani shqiptare nga Malisheva që ka marrë përsipër ndërtimin e këtij projekti. Përndryshe, sheshi ku do të vendoset kjo shtatore, zë një hapësirë të konsiderueshme, aq sa do të nxjerrë jashtë funksionit Urën e Ibrit. Në vijat horizontale, ky shesh do të shtrihet nga “Lagjja e Boshnjakëve” e deri tek “Tre rrokaqiejt”, që nënkupton se kjo zonë do të jetë e ndaluar për qarkullim të automjeteve dhe rrjedhimisht do të pamundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga jugu në veri dhe anasjelltas. Krejt kjo është kalkluluar nga Beogradi në atë mënyrë që edhe nëse hiqet barrikada ‘Parku i Paqes në cepin verior të Urës, lëvizja do të jetë prapë e bllokuar nga sheshi i ri në veri të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …