Serbia, po e tregon fytyrën e vet të vërtetë sodomiste (RKL

Me vjet e decenie të tëra intelektualët dhe historianët shqiptarë, dhe jo vetëm këta, janë munduar të ia bëjnë me dije botës së qytetëruar se në mesin e serbëve jeton një botë demoniake, e “krijuar” vetëm për të kryer krime dhe monstruozitete ndër më të djallëzuarat. 
Rasti i fundit i manifestimit të një urrejtjeje të tillë dhe shfrimi i një orgjie të djallëzuar, ditë më parë në Beograd, tregoi edhe njëherë faqe botës se Serbia ka ngelur peng i miteve, peng i pjesës më të errët dhe sodomiste të historisë së vet. Kjo etje për të shkatërruar, për të djegur, për të plaçkitur i ka karakterizuar një pjesë të serbëve gjatë tërë historisë së tyre, prej shekullit të VII kur filluan dyndjen drejt Ballkanit dhe kur dogjën, shëmtuan e çoroditën tërë civilizimin ilir në gadishullin e Ballkanit e deri në ditë tona. 

Pjesa demoniake serbe kësaj radhe përfshiu edhe Beogradin. Ishte njëlloj bumerangu që iu kthye pikërisht organizatorëve të protestave të idejuara dhe të orkestruara nga Qeveria e Beogradit. 
Skenat e piromanisë kundër të gjitha ambasadave të shteteve perëndimore që kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës, dëshmon se kjo turmë ka qenë dhe po mbetet gjithnjë e manipuluar nga politikanë ultranacionalistë, radikalë e fashistë, të markës serbe. 
Këta njerëz, si duket e kanë bekimin jo vetëm të një krahu të politikës aktuale, por mbështetje kryesore kanë kreun e Kishës Ortodokse Serbe, e cila me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një javë më parë, i bëri thirrje armatës serbe që të intervenonte në Kosovë. 
Dhe, është për t’ u habitur sesi opinioni ynë, mediet e shumta dhe analistët nuk e kanë demaskuar këtë qëndrim të kreut “fetar” serb. 
Dhuna serbe e demonstruar në Beograd, e organizuar nga kreu militant i këtij shteti, i krijuar shumë kohë më parë si xhandar i Kremlinit në Ballkan, edhe njëherë shpalosi para botës një faqe të zezë, një faqe turpi e sodomie, jo vetëm të disa “huliganëve”, sikur konstaton me eufemizëm dhe frikë skllavëruese një pjesë e medieve të Prishtinës, por është kjo një pjesë e një bote djallëzore, e cila e dehur me mite e gënjeshtra, e yshtur me djallëzi e hipokrizi, demonstron akte barbarie, duke i dhënë zjarrin ambasadave të pambrojtura, duke thyer dhe duke plaçkitur lokalet e shumta mu në qendër të Beogradit dhe krejt këto në emër të “mbrojtjes së Kosovës”. 
Nuk duhet shumë për të kuptuar se çka bënin dhe si vepronin të tillët në Kosovë në kohën e luftës, kur regjimi i Milosheviqit, i kishte rekrutuar për të vrarë fëmijë, për të dhunuar gra e vajza shqiptare, për të masakruar pleq e plaka, duke marrë trofe koka të shqiptarëve dhe duke i lidhur për flokësh në brez. (Skena të tilla makabre, ka bërë të ditur për opinion edhe kryeadministratori i parë i Kosovës, Bernard Kushner, në verë të vitit 1999, duke folur për bandat e kriminelëve serbë, të cilat asokohe ishin stacionuar në veri të Mitrovicës). 

E tillë është kjo faqe e zezë e Serbisë, kjo faqe monstruoze, e cila frymëzimin për vepra sodomiste e gjen në porositë “svetisaviste” në mitet e legjendat e shpifura të mesjetës, të periudhës më të errët të zhvillimit të qytetërimit. 
Orgjizimi në Beograd është bërë me përkrahje të Kremlinit, sepse Rusia është zotuar se kurrë nuk do të lejojë shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Përkrahja e tillë e Rusisë, doemos se frymëzon dhe mbështet fuqishëm këto forca, të cilat me siguri se nuk do të ndalen, dhe padyshim skena të tilla do të reprizohen edhe sa e sa herë. Në mos ndryshe, këta delinj serbë edhe kështu e derdhim mllefin dhe urrejtjen e tyre, edhe në këtë mënyrë e tregojnë “trimërinë” e tyre. Madje ata kanë paralajmëruar edhe linçimin e veprimtarëve të organizatave për të Drejtat e Njeriut dhe kundër të gjithë serbëve, që nuk mendojnë sikur këta, sodomistët “që luajnë valle në mes tokës së Serbisë dhe aspirojnë ta krijojnë Serbinë e madhe, prej Vjenës e në Stamboll”, parafrazuar sipas kujtesës mitike në porosinë e një kënge luftënxitëse, pjesë e memories së ligë të këtij populli. (Igrale su delije, na sred zemlju Serbija …igraj kolo okolo, od Beca do stambola”). 
Është fat i madh, që në një përballje të mundshme me serbët e tillë, shqiptarët nuk do të jenë të vetmuar dhe të pa përkrahur, ashtu sikur ishin në pranverë dhe në verë të vitit 1998. Tani në Kosovë ndodhen forcat paqeruajtëse ushtarake të NATO-s të gatshme për të përballuar çdo sulm, që vjen nga Beogradi, qoftë i nxitur e i ndihmuar edhe nga Moska, e cila sikur po shihet, e ka përpara rastin për tu ballafaquar. Të gatshëm janë po ashtu edhe të gjithë shqiptarët liridashës të vendit tonë për ta mbrojtur me gjak lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës në rast të nevojës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …