Serbia dhe zyrtarët serb nuk po ndalen me propagandën e tyre kundër Kosovës. Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës. Ai tha se serbët nuk do të mund të mbijetonin nëse do të bashkoheshin me ushtrinë e Kosovës dhe nëse nuk do të ishin të bashkuar ndërmjet tyre. “Do të shohim nëse serbët do të përgjigjen ose jo”, tha Vuçiq. “Edhe pse duken keq për dikë, sepse nuk kërcënojnë askënd, jemi më të fortë sesa mendojnë”, tha presidenti i Serbisë. Ai gjithashtu shtoi se serbët në Kosovë reagojnë keq ndaj deklaratave të Kosovës që vijnë këto ditë e siç i quan ai, janë si rezultat i nervozizmit të udhëheqësve shqiptarë. Në anën tjetër, Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stevanoviq thotë se pranimi eventual i Kosovës në INTEPROL, do të rrezikonte punën e kësaj organizate profesionale policore.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …