Prodhuesit tonë që tregtojnë mallra të prodhuara në Kosovë për në shtetet e Evropës, po hasin në pengesa të pakalueshme që po i vendos Serbia për ta pamundësuar eksportimin nëpër territorin e saj. Ndonëse prodhuesit dhe tregtarët tonë kanë njoftuar me kohë Qeverinë me pengesat që po ua vendos Serbia, ajo ende nuk ka ndërmarr asnjë veprim. Kohë më parë, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar adresimin e këtyre barrierave te partnerët në Bruksel, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka kërkuar veprime të shpejta nga Qeveria e Kosovës për t’i zgjidhur barrierat e vendosura nga Serbia. Ai ka deklraur për Kosovapres se “çdo produktet që kërkohet nga Bashkimi Evropian, automatikisht shkruan në tiketën e tyre produkti nga e ka origjinën. Dhe Serbia këtyre produkteve iu qet probleme dhe realisht pos lëndës së parë që e merr prej Kosovës, pavarësisht se çfarë dokumentacioni ka, çdo produkt tjetër që është produkt i përpunuar ose produkt final që ka në destinacion Serbinë apo vendet e Bashkimit Evropian kanë barriera, të cilat nuk mund t’i kalojnë bizneset për të arritur në shtetet për ku janë nisur.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …