leoni

Serbia refuzon konferencën për fizioterapi në Kroaci, shkak të pjesëmarrjes se Kosovës

Serbia refuzon konferencën për fizioterapi në Kroaci, shkak të pjesëmarrjes se Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se duhet më shumë mbështetje nga Minsitria e Arsimit, në mënyrë që Kosova të përfaqësohet në forume shkencore ndërkombëtare. Në cilësinë e përfaqësuesit të Odës së Fizioterapisë së Kosovës ai ka marrë pjesë në Kroaci në Konferencën “Çështjet profesionale dhe sfidat në Fizioterapi”, me ç’rast e ka prezantuar një punim shkencorë. “Kjo konferencë ndërkombëtare e fizioterapisë është organizuar nga Oda e Fizioterapisë së Kroacisë, në Zagreb me 31 Mars – 1 Prill 2017, të cilët i falënderoj për mikpritjen, në veçanti kryetaren e Odës së Fizioterapisë së Kroacisë znj. Mirjana Grubišić. Në këtë konferencë nuk mori pjesë Serbia, përfaqësuesit e të cilës refuzuan pjesëmarrjen me pretekstin e pjesëmarrjes se Kosovës. Është më se evidente që duhet më shumë mbështetje nga Minsitria e Arsimit, në mënyrë që Kosova të përfaqësohet në forume të shumta profesionale ndërkombëtare”, ka theksuar Haxhiu në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …