Krimet Serbe ne Kosove

Serbia i trajton si veteranë të luftës 200 mijë rezervistë që kanë luftuar dhe kanë kryer krime në Kosovë

Avokati serb Srgjan Aleksiq, i cili përfaqëson rezervistët nga Serbia, të cilët luftuan në Kosovë, në vitin 1999 ka njoftuar për vendimin që kanë marrë disa gjykata të larta në favor të klientëve të tij për kompensim të pagave për kohën e luftës që ishin të angazhuar në Kosovë nga shteti i Serbisë. Avokati sipas medieve të Beogradit, ka thënë se e kishte paditur shtetin e Serbisë se nuk ua kishte paguar mëditjet rezervistëve që i kishte angazhuar për të luftuar kundër shqiptarëve në Kosovë më 1999. Sipas tij nga 200 mijë veteranët serbë të luftës në Kosovë, shteti kishte kompensuar vetëm ata që vinin nga Qarku i Toplicës. Ai ka thënë se para gjykatave serbe dhe Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mbron mbi 80 mijë rezervistë nda e gjithë Serbia, që luftuan në Kosovë në vitet 1998- 1999. Avokati Aleksiq ka thënë se sipas të dhënave zyrtare në luftimet në Kosovë morën pjesë 200 mijë rezervistë nga Serbia. Në luftën e Kosovës nga viti 1997 e deri në mbarim të saj në qershor të vitit 1999, Serbia, përveç këtyre 200 mijë rezervistëve, kishte të stacionuara nëpër kazermat e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë në qytetet e Kosovës  edhe qindra mijëra pjesëtarë të ushtrisë së rregullt dhe formacione të tjera paraushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …