Importimi nga Serbia vazhdon të jetë i pasigurt e me dëme të pallogaritshme për Kosovën. Në prill të këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 29 mijë e 600 fije mjedra, pasi që ishte gjetur se ato ishin të sëmura. Këto mjedra ishin importuar nga Serbia, ku gjatë kontrollit kufitar ishte konstatuar se kishin sëmundjen e kancerit të rrënjës (Agrobacterium turnefaciens). Por, shqetësimet shtohen kur kihet parasysh se gjatë muajve të fundit, përkatësisht nga 27 shkurti deri me 14 prill, në Kosovë kanë hyrë hiç më pak se 119 mijë copë fidanë të mjedrës, të gjitha nga Serbia. Ende nuk dihet nëse edhe këto janë të kontaminuara me sëmundjen e kancerit të rrënjës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …