Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Serbia zgjedhjet presidenciale më 3 prill, ndërsa po synon që procesin zgjedhor ta organizojë edhe në Kosovë

Emisari  Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak,  ka kërkuar të gjenden modalitete për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë edhe në Kosovë. Sipas tij, kjo i hapë rrugën takimeve në nivel më të lartë negociatorësh në kuadër të procesit të dialogut. Kosova ka disa alternativa që u mundëson qytetarëve të saj serbë me dy shtetësi të votojnë në këto zgjedhje. Karakteristikat e marrëdhënieve tona me Serbinë janë të ndryshme me të vendeve të tjera, andaj si të tilla, do të mund të gjendeshin modalitete, qoftë votimi në kufi, votimi në ambasada apo në pikën diplomatike të Serbisë në Kosovë”, Eugen Cakolli, Instituti i Kosovës për Demokraci. Megjithatë, kjo mund të bëhet vetëm nëse ka kërkesë nga ana e Serbisë drejtuar institucioneve të Kosovës. Qeveria deri më tani nuk ka marrë ndonjë vendim për lejimin ose jo të zgjedhjeve serbe edhe në territorin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …