Komisioni Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK, kërkon që të krijojnë një dosje për intervistat e diskutuara deri më tash

Seremb Gjergji: Nxjerrja nga falimentimi i Telekomit të Kosovës

Problemi

Telekomi i Kosovës gjendet para FALIMENTIMIT dhe kjo do të krijonte një gjendje kaotike jo vetëm për Korporatën, por edhe për vet Qeverinë e Kosovës. Janë mbi 30 mijë familje që direkt e kanë ekzistencën nga familjari/familjarja që punon në TiK. Poashtu, nga Korporata janë një sër biznesesh dhe procesesh të lidhura – përfshirë edhe vet shtetin e Kosovës. Pra, TiK ka nevojë për një zgjidhe shumë të shpejtë të problemit, por edhe krijimin e stabilitetit jo vetëm në Korporatë, por në të gjithë vendin. Pjesë e veçantë është se ekzistenca e Postës së Kosovës varet nga qëndrueshmëria e TiK. Korporata nuk është e vetmja që do të falimentoi.

Janë rreth 4000 veta që brenda 1 dite do të humbin ekzistencën e tyre dhe te familjeve te tyre. Kosova vjen para KRIZËS së MADHE, diçka që institucionet e Kosovës nuk do ta dëshironin në këtë moment dhe asnjëherë. Askush në botë nuk do ta dëshironte një problem të tillë.

Zgjidhja

Bota është në kohen e zhvillimit të BRODBAND-it dhe Kosova me 11000km2 e ka shumë të lehtë ta zë këtë hap përmes Telekomit të Kosovës. Më e rëndësishmja, Menaxhmenti dhe BoD-i i Telekomit të Kosovës, të përcaktojnë ORIENTIMIN STRATEGJIKO-OPERATIV.

Korporatat duhet ta zgjedhë një Kryeshef Ekzekutiv që do të orientoi në rrugën Strategjike TiK-un. Unë konkurroj dhe synoj këtë vend. Kryeministri Haradinaj rishtazi është takuar me udhëheqjen e BERZH-it, Bordi i të cilit në vitin 2016 ka flokuar €150 milion për zhvillimin e BROADBAND-it në territorin e Republikës së Kosovës Partë ende po rrinë. Duhen njerëz që duhet të aplikojnë dhe përcjellin projektin. Kjo hapë dyer të reja në zhvillimin teknologjik – ku Kosova do të jetë pjesë e IoT (Internet of Things). Qeveria, më shumë se NE dëshiron zgjidhje të krizës aktuale – andaj si Aksionar do ta ndihmoi TiK-un.

Aktualisht TiK ka një grup teknologjish që kryejnë të njëjtën punë. Kjo teknologji duhet të UNIFIKOHET; kthehet vetëm në 1 teknologji që i kryen të gjitha punët, për të zvogëluar shpenzimet deri në €7 milion euro në vit. Të ri-organizoi dhe ri-orientoi 460 antenat e saj drejt konsumatorëve – jo drejt miqve dhe dashamirëve të disa shefave për të marrë paratë e kontratës. Por, mbi të gjitha – teknologjia jonë të avancoi drejt rrugës 5G. Aktualisht, T-Mobile në Amerikë ka migruar të gjitha antenat 4G në rrolin e 5G duke kaluar në RË (Cloud). Kosova është e vogël dhe lehtë mund të ecenë përpara. Kjo vjen me një kredi që në pranverë ua kam propozuar Bordit të Telekomit dhe vet Kryeshefit/ave; të merret me një interes 1.5-2% nga BEI (Banka Evropiane për Investime) që është pjesë e BRZHI-të e cila kthehet pas 15 vjetëve. Kosova është në vendin e synimit strategjik të BE-së drejt anëtarësimit – andaj duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi më përpikëri.

Me implementimin e KODI-it 383, TiK dhe ARCEP inkason në kacën/arkën e Kosovës rreth €30 milion në vit. Kjo e ndryshon lojën në të gjithë vendin. Të gjitha paratë e trafiqeve ndërkombëtare i merr Kosova. Aktualisht i merr Monaco, Sllovenia dhe Serbia.

Vala dhe Telekomi duhet të arrijë marrëveshje bilaterale me të gjithë kompanitë e botës që janë mbi 45.000 mijë operatorë të vegjël e të mëdhenj. Vala ka kontrata/marrëveshje bashkëpunimi me rreth 500 prej tyre. As Evropën nuk e ka të mbuluar?! Mbi të gjitha, të gjitha paratë/të hollat përfundojnë në Kosovë. Kompania duhet të krijoi njësinë e re Telekomi Ndërkombëtarë – njësi kjo që mirret me të gjtha këto zgjidhje.

Kompanitë e botës, orientimin e kanë në DATA, nëse dëshirojnë të mbijetojmë dhe fitojmë. Të njëjtën rrugë duhet ta ndjekë Telekomi i Kosovës. Më përpara, apo me fillimin e implementimit të BROADBAND-it, TiK duhet të themeloi njësinë e re që do të merret vetëm më WiFi. Integrimin e të gjitha segmenteve në një – përfshirë edhe 5G dhe ofertën e komunikimit me botën – është synimi i afërt. Ky është edhe dimensioni i ri Strategjik që synoi si Kryeshef ta implementoi në avancimin e Korporatës.

Shitja ONLINE është hapi i ardhshëm i avancimit të Korporatës, e cila është vet ofruesi i të gjitha shërbimeve që sot ofrohen në Botë. Pse nuk e shfrytëzojmë dyqanin 24/7h? Duke u varur nga niveli i avancimit online, TiK do të inkasoi nga €15 deri në €30 milion euro në vit. Të gjitha produkteve dhe shërbimeve konsumatori do të mund t’i kryej nga kanapeja (kauçi) i tij/saj. Në këtë mënyre mese lehti përcaktohet edhe demografi dhe kërkesa/nevoja e qytetarit të Kosovës. TiK aktualisht e ka teknologjinë dhe njerëzit ta kryejnë këtë shërbim nga brenda kompania.

Nuk duhet harruar edhe Postën e Kosovës – që do ta ndihmonim e shërbimin e Transferim të Parave nga bota e jashtme – Remitencat, dhe me mundësitë e shërbimeve financiare jo-bankare që posedon Posta e Kosovës, arrijmë rreth €85 milion në vit të transferojmë nga Remitencat e bashkatdhetarëve tanë. Banka qendrore çdo vjet regjistron rreth €800 milion euro nga Remitencat.

Strategjia e Qeverisë së Kosovës për Zhvillim Ekonomik 2020-2025, parasheh ndihmesën dhe përkrahjen e kompanive vendore. Andaj zhvillimi i biznesit B2B (Biznes për Biznes) vetëm do të avanconte fuqinë dhe shtrirjen e Telekomit të Kosovës. Rasti më i mirë është kompania telekomunikuëse në Angli – BULLDOG, e cila brenda natës ka revolucionarizuar shërbimin me konsumatorë dhe nevojat e tyre. Diçka që British Telecom nuk e bënte aso kohe (2005-2006). Telekomi i Kosovës tash ka edhe Unazën Optike më të mirën në Ballkan të cilën duhet shfrytëzuar dhe racionalizuar në interes të Korporatës. Duhet ta “ndezim” edhe Fibren e Zezë e cila nuk përdoret për asgjë relevante.

Kështu, vijmë tek elementi më esencial për zhvillimin e Korporatës e që është KUJDESI ME KONSUMATOR (One Stop Solution). Me 3400-3600 punëtor (përfshi Posten), duke mos llogaritur ata kontrate mbi vepër, TiK ka mjaftueshëm resurse të brendshme, të jetë pranë konsumatorit në çdo kohë. Të gjitha shërbimet mund dhe duhet të kryhen në një sportel. Mjaft i kemi shëtitur konsumatorët tanë!

Kursimi, dhe shpenzimi i arsyeshëm është hapi më i rëndësishëm i kompanisë. Tik mund ta arrij këtë duke u bërë kompania e parë në Kosovë dhe Rajon që me resurse e saj kalon në RE (CLOUD). Kalimi në CLOUD nënkupton se kursen €10 milion për dhjetë vjet, vetëm duke eliminuar shtëpizat e kompjuterëve. Rritë sigurinë e përdoruesve dhe kompanisë dhe eliminon në maksimum edhe shpenzimet për zyre.

Facebook ka krijuar programe GRATIS për kompanitë deri në 5000 veta që, të gjithë procesin ta zhvillojnë online. Gjithçka në CLOUD pa paguar asgjë. Shpejt dhe Sigurtë. Në këtë mënyre të gjitha departamentet e korporatës integrohen në një vend dhe Kryeshefi Ekzekutiv sëbashku me Menaxhmentin dhe Bordin e di se ku po ngecin gjanat. Ky program fillon nga Komunikimi e deri tek Stoqet në depo. Secili ka përgjegjësinë e vet dhe Strategjia, Misioni, Vizioni dhe Objektivat e Korporatës janë të njohura për të gjithë punëtorët pa dallim. GRASTIS – për diçka që do të kushtonte deri në €5 milion EURO. Prokurimi nuk do të kishte nevojë të merret me blerje J!

Bordi i Drejtorëve sëbashku me Menaxhmentin duhet të marrin vendim që PROKURIMI të mos blejë asgjë – asnjë mall – mbi çmimin e pakicës së tregut – diçka që aktualisht ndodhë në tërë Kosovën. Në këtë mënyre ulen të gjitha shpenzimet.

Përfundimi

 Nëse ka vullnet, Telekomi i Kosovës me resurset e saja aktuale njerëzore dhe kapitale ka mundësi dhe rrugë të shkëlqej si kompania e suksesshme, e jo të shkoi drejt falimentimit. Të bëhet model për tjerët! Me mua si Kryeshef, nëse më përzgjedhin, jo vetëm Telekomi, por edhe Posta e Kosovës do të qëndronte stabile mbi ujërat e konkurrencës së egër.

Qeveritë e Kosovës nga viti 2008 na i kanë marrë €556 milion euro, por Korporata mund të arrij të fitoi edhe €1 miliard euro në 10 vjetët e ardhshme. Nuk do të mendonim për FALIMENTIM, por për ZHVILLIM. “Njeriu i duhur në vendin e duhur”, është suksesi i Korporatës dhe vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …